Transmetuar më 11-04-2017, 22:44

Skuadra e Juventusit ka “shkatërruar” Barcelonën me rezultatin 3-0, në takimin e parë të vlefshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Takimi u zhvillua në “Juventus Stadium” dhe ky rezultat i jep shpresë bardhezinjve për një kualifikim të mundshëm në fazat më tej të kompeticionit më të madh të futbollit.

Golat për Juventusin u shënuan nga i talentuari Paulo Dybala (2) dhe Georgio Chiellini.

Barcelona do ta ketë mjaft të vështirë kualifikimin pas këtij rezultati.

Skuadrat e nisën ndeshjen me këto formacione:

Juventus: Buffon, Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Cuadrado, Mandzukic, Dybala, Higuaín

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Mathieu; Mascherano, Rakitic, Iniesta; Messi, Neymar, Suárez.