Transmetuar më 11-04-2017, 21:33

I shoqëruar për vdekjen e tregtarit sonte në mes të Durrësit, ishte menaxheri i njohur i VIP-ave, 24-vjeçari Jurgen Kurti që shihni në galerinë e fotove përbri këtij lajmi.

Kurti u bë i njohur për publikun pikërisht një vit më parë pasi u arrestua për vrasjen e babait dhe u la i lirë pasi daja i tij mori përsipër krimin.

Jurgen Kurti, është personi i cili pak kohë më parë u akuzua se vrau babanë e tij kurse autorësinë e atij krimi e mori daja i tij. Vrasja e Artur Kurtit ndodhi në mes të ish Bllokut në Tiranë, një vit më parë, më 4 prill 2016.

Atëherë policia e arrestoi Jurgenin, i njohur si menaxher i VIP-ave shqiptarë, bashkë me dajon e tij, Leonard Ristani, kunati i Artur Kurtit.

Pesë muaj më vonë, Gjykata e Tiranës e liroi nga qelia 23-vjeçarin Jurgen Kurti, që akuzohej për vrasjen e të atit Artur Kurti pasi autorësinë e krimit të kryer me thikë, e mori Leonard Ristani.

Atëherë policia njoftoi se mbrëmjen e 4 prillit 2016. Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin Jurgen dhe kunatin Leonard, ku ka plagosur kunatin. Më pas në përleshje e sipër Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.

Ndërsa në dëshminë e tij Jurgen Kurti citohet të ketë thënë se babanë e plagosur e la në shtëpi dhe çoi dajën në spital.

Sonte u vra Agim Arapi në Durrës

Pronari i një dyqani ushqimor në qytetin e Durrësit mbeti i vdekur sot në mbrëmje pasi u qëllua me grushte duke pësuar atak kardiak nga mospërballimi i dhunës fizike.

Viktima është Agim Arapi, 58 vjeç, banues në Durrës, raporton noa.al duke cituar burime nga policia lokale.

Ngjarja ndodhi në orën 19.55 në lagjen nr 1 të qytetit të Durrësit, te bulevardi “Epidamn”, në një dyqan ushqimor, pronë e Agim Arapit.

Hetimet e para policore, sugjerojnë se tre persona, fqinjë me viktimën, u afruan në biznesin e Arapit dhe nisën një përleshje e cila përfundoi me vdekjen e Agim Arapit.

Viktima u dërgua në spitalin e Durrësit ku u njoftua se ai ndërroi jetë.

Policia tha se arriti të vërë në pranga autorët e dyshuar të ngjarjes që tronditi bulevardin kryesor të Durrësit në një orar xhiroje me lëvizje shumë të dendur njerëzish.

Të arrestuarit janë Konstandin Ekonomi, Kujtim Ekonomi dhe i shoqëruar, Jugen Kurti.

NOA mëson se Konstandini dhe Kujtimi janë vëllezër, kurse Jurgeni, dhëndri i Konstandinit.   /noa.al/