Transmetuar më 11-04-2017, 14:34

Stefano Pioli pritet të largohet nga Interi në fund të sezonit, për t’u bërë trajner i ri i Fiorentinës.

Divorci mes Stefano Piolit dhe Interit vjen për shkak se klubi zikaltër dështoi t’i arrinte objektivat: kualifikimin e skuadrës në Ligës e Kampionëve.

Sipas burimeve të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Fiorentina i ka ofruar Piolit një kontratë trevjeçare.

Kujtojmë që Pioli në të kaluarën ka drejtuar Bolognan dhe Lazion.

Mario Cognigni, presidenti i Fiorentinës, e sheh Piolin si pasardhës ideal të trajnerit portugez, Paulo Sousa, i cili do të largohet nga ekipi në fund të sezonit. /b.l/noa.al./