Transmetuar më 10-04-2017, 23:54

Qendërmbrojtësi i Real Madridit mbeti i dëmtuar në derbin kundër Atletico Madrid, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-1.

Pepe ishte protagonist në barazim, duke realizuar golin që i dha epërsinë e përkohshme madrilenëve.

Megjithatë gjatë një dueli ai pësoi thyerje të dy brinjëve dhe do të mungojë së paku një muaj, njofton klubi madrilen.

Një mungesë e rëndësishme kjo për Real Madrid që nuk do të ketë në dispozicion lojtarin në ndeshjet çerekfinale ndaj Bayern Munichut dhe në El Clasico përballë Barcelonës.