Transmetuar më 10-04-2017, 21:34

Tre futbollistë shqiptarë kanë shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit gjatë fundjavës që lamë pas, ku janë përfshirë edhe në formacionin e javës.

Benjamin Kololli, i cili aktivizohet te Laussane, ka shkëlqyer te skuadra e tij ku edhe shënoi një gol mjaft të bukur.

Paraqitja e tij e mirë ka bërë që ai të jetë pjesë e formacionti të javës të përzgjedhur nga Blick.ch.

Dy shqiptarët e tjerë të Luganos Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski, i cili luan për Maqedoninë, janë përfshirë gjithashtu në formacionin e javës pas formës spektakolare në fitoren 4-2 të Luganos.

Armando Sadiku shënoi një gol dhe dhuroi një asist, ndërsa shoku i tij shqiptar i skuadrës, Alioski, shënoi tre gola.