Transmetuar më 10-04-2017, 21:09

Skënderbeu merr një fitore me mjaft vlera në fushën e vështirë të Flamurtarit, në Vlorë. Edhe pse një përballje me shumë mundësi shënimi, fitorja e korçarëve erdhi vetëm me një gol.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa dy minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, Liridon Latifi, me një goditje të kalibruar nga e majta, çoi të tijtë në avantazh.

Skënderbeu administroi këtë rezultat deri në fund, përballë një Flamurtari që shpërdoroi mjaft raste të pastra për shënim. Tashmë kampionati ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe një luftë për vendin e parë. /k.k/noa/al/