Transmetuar më 10-04-2017, 18:52

Humbja me Malagën ka kthyer tensionin në radhët e Barcelonës ku tani duket se ekziston një problem që e ka emrin Lionel Mesi.

Sipas mediave spanjolle, ky i fundit ka identifikuar lojtarët të cilët sipas tij nuk janë në lartësinë e Barcelonës ndaj kërkon mosaktivizimin apo largimin e tyre.

Sipas mediave në Spanjë, Mesi pas ndeshjes i ka kërkuar llogari Luis Enrikes se pse aktivizoi në duelin ndaj Malagës futbollistët Andre Gomes, Zheremi Matiw dhe Denis Suarez.

Ndërkaq, mendohet se ai ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm nuk do të dëshironte si shokë skuadre Arda Turan, Zheremi Matiw, Andre Gomes, Lukas Dinje dhe Pako Alkaser.