Transmetuar më 10-04-2017, 16:48

Ky është horoskopi për ditën e martë, 11 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Fati do të jetë me ju këtë ditë fiks në kohën dhe vendin e duhur. Diçka për të cilën keni ëndërruar lidhur me dëshirat tuaja, do të realizohet. Duhet të kujdeseni për veten duke iu dedikuar tërësisht trajtimeve ndërkohë që miqtë tuaj më të mirë do t’ju tregojnë se sa vleni për ta. Planeti Mars, do t’ju bëjë të fokusoheni shumë tek paratë.

Demi

Gjatë kësaj dite do të kuptoni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Pritet që në punë të keni kulmin tuaj të kreativitetit ndaj duhet ta përdorni në favorin tuaj si në sferën profesionale ashtu edhe në atë personale. Problemet me të cilat do të përballeni merrini si sfidë dhe kalojini me sportivitet. Ju rekomandojmë të shkruani ose pikturoni në kohën e lirë sepse do e shijoni vërtet.

Binjakët

Nëse keni parë që karriera juaj ka qenë duke ju rrëshqitur disi, sot do të jetë momenti për të gjetur balancën e kërkuar. Me Venusin në sferën tuaj profesionale ju do të keni mundësi t’i mendoni të gjitha opsionet e mundshme në qetësi. Pasditja do të vijë me kujtime që mund t’ju bëjnë të bëheni nostalgjik. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin.

Gaforrja

Jeni ndierë disi të lodhur këtë periudhë? Me siguri po sepse Venusi ju ka bërë të dilni nga zona juaj e komfortit. Ajo çka mund të bëni është thjesht të mendoni pozitivisht ndërkohë që duhet të hapni sytë për mundësi të reja profesionale menjëherë pasi të keni stabilizuar gjërat me të cilat po merreni momentalisht.

Luani

Të gjithë e dinë se ju doni shumë të jeni të dukshëm te të tjerët, por këtë muaj do të preferoni të qëndroni pas portave. Kur të shikoni se të gjithë e kanë mendjen tek ju, mos merrni për kot, por studiojini me kujdes sjelljet e njerëzve që keni përreth. Nga ana profesionale do të jeni shumë të ngarkuar dhe do të keni shumë punë për të dorëzuar. Tregohuni të duruar dhe do ja dilni.

Virgjëresha

Me siguri deri më tani, nën ndikimin e Venusit, ju keni marrë shumë mësime dashurie. Prandaj do të jeni gati që çdo ngërç të mundshëm ta studioni dhe ta zgjidhni me shumë maturi. Gjithë ky zhvillim që keni ndodh edhe prej influencës së Mërkurit në shenjën tuaj. Për të gjithë punën që keni bërë do të merrni shpërblimin e merituar. Shëndeti do jetë i mirë.

Peshorja

Ne të gjithë e dimë se ju jeni perfekt kur vjen fjala për t’u kujdesur për të tjerët. Me besimin që do të fitoni në vete, do të keni mundësinë që si rrallë herë t’i thoni ‘jo’ një propozimi që nuk ju pëlqen aspak por që ju ndiheni keq nëse e shikoni personin tjetër që mori ‘jo’-në nga ju të ndihet disi i zhgënjyer. Mjaft së menduari për të tjerët. Financat do arrini t’i përmirësoni.

Akrepi

Sot do arrini të krijoni një balancë më të mirë midis qejfit dhe punës duke i parë gjërat ndryshe. Do të keni një komunikim edhe më të mirë me personin që dashuroni dhe do të keni mundësi të shprehni gjithçka ndjeni pa pasur drojë apo ndonjë prapaskenë të mundshme. Ata që janë vetëm do realizojnë disa takime interesante. Financat do jenë të mira.

Shigjetari

Do të ndiheni përgjatë gjithë ditës shumë të lidhur me shtëpinë, diçka në fakt e rrallë për shenjën tuaj. Mos ngurroni të jepni mendimin tuaj në të mirë të të gjithëve që kanë nevojë për ju. Duhet të keni gjithashtu pak kujdes me shëndetin pasi nuk është periudha më e mirë për të eksperimentuar me veten. Për sa i përket romancës, nuk do keni arsye për tu mërzitur, si ata që janë në çift edhe ata që janë vetëm.

Bricjapi

Mos mendoni se mund të arrihet kollaj shkalla e suksesit si në sferën profesionale, ashtu edhe në sektorin e dashurisë. Kini kujdes sepse do t’ju duhet të bëni hapa prapa nëse gaboni në objektivat që i vendosni vetes. Mos kini frikë nga dashuria, do kuptoni se ajo vlen më shumë se planet e detajuara. Kujdes me financat, nuk janë në nivelet më të kënaqshme për të kryer shpenzime.

Ujori

Zakonisht ju jeni më të prirur të fokusoheni në misione humanitare, por paraja është një e keqe e domosdoshme dhe do t’ju duhet ta merrni shumë seriozisht. Bëjini mirë llogaritë tuaja ndërkohë që nuk duhet të harroni të kurseni me sa keni mundësi. Në punë bëni mirë të hyni plotësisht në idetë e projekteve tuaja. Mos i lini thjesht në letër, punoni për t’i realizuar sa më shpejt.

Peshqit

Me praninë e Venusit do të doni një pamje komplet të re, ndaj do të shpenzoni për t’u dukur dhe ndierë ndryshe. Hëna e plotë në Peshore do t’ju ndihmojë të përmirësoni dukshëm edhe jetën tuaj sentimentale dhe do të bini edhe një herë në dashuri me personin që keni në krahë vetëm nga këto ndryshime të ëmbla. Dita do të ketë disi tension në sektorin tuaj profesional, ndaj duhet të bëni kujdes. /b.l/noa.al/