Transmetuar më 10-04-2017, 16:34

Policia e  Elbasanit ka marrë disa masa për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare  të futbollit për femra ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Greqisë e cila do të  zhvillohet nesër në orën 14:00 në Stadiumin Elbasan Arena.

Në orën 11:00, të datës 11 prill 2017, nuk do të lejohet parkimi përreth stadiumit “Elbasan Arena” dhe para sheshit të stadiumit në rrugën “Kamber Sejdini” në Rrugën e Re të “Romëve”, në Bulevardin “Aqif Pasha” Elbasan.

Po ashtu, lëvizja e mjeteve do të bëhet në Bulevardin Qemal Stafa, në drejtim të Librazhdit. Gjithashtu e hapur do të jetë ish-Konservim – 5 Maj, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 77 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e  Policisë Elbasan. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë   të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdolloj), fishekzjarrë.

Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium.

Policia thotë se në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit kurse të gjitha lokalet që ndodhen, përreth stadiumit, do të jenë të mbyllura. /b.l/noa.al/