Transmetuar më 10-04-2017, 14:57

Deri në mesditë, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqitet moti për zonat malore të vendit. 

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që i gjithë territori të dominohet nga kthjellime. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten relativisht të freskëta ne orët e mëngjesit por temperatura të larta pritet të ketë në orët e mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.

Europa

Europa Qendrore si edhe Ishujt Britanike do të dominohen nga vranësira dhe shira si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjine oqeanike. Me të dendura shirat do të paraqiten në Francë dhe Gjermani ku do të ketë edhe rrebeshe.

Po ashtu, me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër do të jenë vendet Nordike. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta. /b.l/noa.al/