Transmetuar më 10-04-2017, 14:09

Një ditë para sfidës çerekfinale të Champions-it, sulmuesi i Juventusit dërgon një mesazh për Blaugrana dhe patriotin e tij, Lionel Messi. Ai e bën këtë me anë të “Tuttosport”, duke i hedhur dorashkën e duelit “pleshtit”. 

“Leo është një lojtar, që e admiroj shumë. Sidoqoftë, unë luaj për Juventusin, ai te Barcelona, ndaj dua të fitoj vetë. Para se të futemi në fushë gjithçka është e barabartë. Do të bëj çmos për ta mposhtur atë. Leo ka fituar shumë Champions, ndërsa për mua shpresoj që kësaj here të jetë e para”, u shpreh Dybala.

Sulmuesi i Juventusit ka folur lidhur me zërat e merkatos, që e lidhin Dybala me Barçën: “Të ardhmen nuk e di askush. Ama, di me siguri se këtu te Juventusi janë shumë i lumtur”.