Transmetuar më 09-04-2017, 17:34

Një nga aktoret më të mira të humorit të Shkodrës por edhe të vendit tonë, Drande Xhaj është ftuar në programin e pasdites në tv Klan, “Rudina”, ku ka folur rreth jetës së saj.

Aktorja e njohur mban mbi supe 40 vite punë në skenë.

Gjatë emisionit ajo ka rrëfyer edhe kuptimin e emrit të saj.

Drande Xhaj ka shpjeguar se emri i saj vjen nga emri Drandofille, që në dialektin shkodran do të thotë trëndafil./a.k/noa.al/