Transmetuar më 08-04-2017, 15:30

Ky është horoskopi për ditën e diel, 9 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Planetet do ju vënë në qetësi, ndonëse doni të sistemoni disa gjëra që janë ende të hapura. Jeni luftëtarë të vendosur dhe doni të bini gjithmonë në sy, por ndonëse do të ndiheni si në hije, rreth mbrëmjes situata do të vijë drejt përmirësimit.

Demi

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do ju japë një fuqi të jashtëzakonshme. Do të dëshironi të rivlerësoni gjithë çfarë keni realizuar jo vetëm në familje, por edhe në punë. Dita paraqitet përgjithësisht e kënaqshme.

Binjakët

Ndikimi negativ i Hënës dhe Saturnin, nuk do ju lerë indiferentë. Por ju do të jeni të mbushur me entuziazëm dhe do të bëni zgjedhje të rëndësishme dhe vendimtare. Do të doni të konsolidoni lidhjen tuaj, për shkak se ndjenjat janë shumë të forta.

Gaforrja

Do të jetë një e diel jo shumë e qetë për të lindurit e kësaj shenje. Megjithatë planetët do të tregohen bujarë dhe do ju lejojnë që të kaloni momentet më konfuze dhe të çrregullta. Polemikat për ju do të duken si një flluskë në ajër dhe do i keni idetë shumë të qarta.

Luani

Do të dini të relaksoni mendjen tuaj me një të diel të kënaqshme dhe pozitive. Një Mërkur i hutuar, do mundohet që t’iu prishë ditën, por ju keni aftësinë për të kaluar çdo të papritur.

Virgjëresha

Keni mundësinë për të nisur transformimin profesional dhe financiar. Mërkuri, Marsi dhe Hëna janë në anën tuaj dhe do të keni çdo gjë gati për të vënë në jetë projektet që keni planifikuar prej kohësh.

Peshorja

Planetet ju shikojnë me buzëqeshje, kështu që nuk ka arsye të jeni të tensionuar në sferën profesionale. Nëse keni bërë ndonjë gabim, nuk është asnjëherë vonë për t’u përmirësuar, duke marrë masat e duhura.

Akrepi

Ndikimi i planetëve në shenjën tuaj, do të bëjë që të përqendroheni vetëm në gjërat që kanë interes për ju. Qetësohuni gjatë kësaj të diele dhe lërini nervat mënjanë. Ju presin sfida të rëndësishme përpara.

Shigjetari

Jeni gati për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme. Është e vërtetë që ndikimi i Hënës dhe Venusit do t’iu ngadalësojë pak, por ju i keni idetë e qarta. Ndjesia e acarimit do të kalojë me kalimin e orëve.

Bricjapi

Disa planete me në krye Marsin dhe Mërkurin, do ju mundësojnë që të zgjidhni disa probleme me të cilat jeni hasur. Do të keni gjithçka që ju duhet për të kaluar një të diel relaksuese dhe harmonike.

Ujori

Do të rigjeni gjallërinë që ju ka munguar prej kohësh. Si fizikisht dhe mendërisht do të ndiheni mjaft mirë duke u angazhuar në shumë aktivitete gjatë kësaj të diele.

Peshqit

Ndikimi kritik i Hënës, nuk do mund të ndikojë në krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. do të arrini të realizoni shumë projekte që keni në sirtar si në anën profesionale edhe në atë familjare. /a.y/noa.al