Transmetuar më 07-04-2017, 18:25

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme me qytetarë të Çorovodës. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga këshilltari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Emiljano Aleksi.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin e tij social Facebook Aleksi shkruan: "Aty ku fjala e dhënë është Institucion. Kryetari i Kuvendit, z.Meta sot në Çorovodë”.

Postimin e tij Aleksi e ka shoqëruar edhe me një foto të kreut të Kuvendit Ilir Meta me një grup valltarësh të veshur me veshje tradicionale të zonës.

Nga e gjithë kjo lind pyetja se çfarë ka dashur të përcjellë përmes këtyre fjalëve Emiljano Aleksi. Kujt mund t’i ketë dhënë fjalën kreu i Kuvendit në Çorovodë?