Transmetuar më 07-04-2017, 11:30

Diabeti njihet edhe si sëmundja e shekullit. Jo pa qëllim është pëcaktuar e tillë, pasi vit pas viti, të dhënat e publikuara flasin për shtim të numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar katër simptomat e diabetit.

1.Irritimi i lëkurës: Një ndër simptomat më pak të njohura të diabetit është irritimi i lëkurës në duarve, krahëve dhe këmbëve. Rritja e vlerave të glukozës në gjak e bën lëkurën më të thatë, të ashpër, si dhe provokon mavijosje dhe kruajtje të bezdisshme.

2.Zbokth i vazhdueshëm: Organizmi i njeriut përpiqet të largojë toksinat dhe nivelet e larta të sheqerit me anë të urinës. Por ky proces i rëndësishëm mund të shkaktojë dehidratim në zona të ndryshme të trupit, si për shembull në skalpine  kokës. Si pasojë e inflamacionit të kësaj zone në kokë do ju shfaqet zbokth, lupsa si dhe krijohen kushtet për shumimin e bakteres funginal (kërpudhor) Pityrosporum.

3.Humbja e dëgjimit: Personat e prekur nga diabeti i tipit të dytë rrezikojnë 25 herë më shumë se njerëzit e shëndetshëm që të humbasin dëgjimin. Studimet e shumta kanë provuar se rritja e sheqernave në gjak ndikon në humbjen e pjesshme të dëgjimit, duke goditur yzengjinë dhe më pas daullen e veshit.

4.Gërhitja: Me siguri nuk e kishit menduar më parë që gërhitja është e  lidhur me diabetin. Ky shqetësim, i njohur ndryshe si apnea e gjumit, vjen si pasojë e niveleve të larta të glukozës në gjak të cilat krijojnë probleme të frymëmarrjes gjatë gjumit.