Transmetuar më 06-04-2017, 23:51

Një asteroid me diametër prej 1 kilometër, ka nisur rrugëtimin drejt Tokës, por distanca që do të kalojë me planetin tonë do të jetë e largët duke mos paraqitur rrezik.

Sipas ekspertëve të NASA, asteroidi i madh do të kalojë pranë Tokës më 19 prill, por nuk do të ketë asnjë rrezik.

Distanca mes Tokës dhe asteroidit do të jetë 1,87 milionë kilometra.

Ky do të jetë kalimi më i afërt i asteroidit me Tokën në 400 vitet e fundit.

Ekspertët nuk parashikojnë kalimin e asteroideve të kësaj madhësie për dhjetë vitet e ardhshme.