Transmetuar më 06-04-2017, 19:31

Shumë prindër të rinj, e dinë se ka vetëm një zgjidhje për të vënë në gjumë të vegjlit e tyre, t’i nxjerrin xhiro me makinë.  

Për këtë arsye, kompania automoblistike “Ford” ka menduar që të krijojë një krevat që riprodhon dridhjet që shkaktohen nga lëvizja me makinë, shkruan noa.al.

Mjafton të karikohet një aplikacion dhe krevati shkakton të njëjtin efekt. Në këtë mënyrë prindërit e rinj mund të flenë rehat.

Krevati simulon edhe dritat e rrugës, gjithçka në sajë të aplikacionit të instaluar në smartphone. Për të kuptuar më shumë, shihni videon më poshtë. /a.y/noa.al