Transmetuar më 06-04-2017, 16:52

Vendimi për ish- Kryeministrin e Kosovës dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do jepet më 27 prill.

Është ky vendimi i marrë ditën e sotme nga gjykata e Colman në Francë, lidhur me akuzat e bërë nga Serbia ndaj tij.

Duke folur në gjykatë ai është shprehur se, “Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-Presidenti serb, Slobodan Millosheviç ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”.

Ndërkohë avokatja mbrojtëse, Rachel Lindon, ka thënë se klienti i saj po mbahet në mënyrë të padrejtë në Francë, duke nënvizuar më tej se Gjykata e Hagës e ka liruar Haradinaj, sepse nuk ka pasur prova.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u ndalua në 4 janar, në Francë, në bazë të një urdhër arresti të vjetër të autoriteteve serbe, i akuzuar për krime lufte./a.y/noa.al