Transmetuar më 06-04-2017, 15:29

Një atmosferë aspak e mirë do ju përfshijë gjatë kësaj të premte në vendin tuaj të punës. Beqarët do kenë një dite të ndërlikuar dhe nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë problematike.

Dashi

Një debat me njeriun tuaj të zemrës nuk do ju lërë të qetë përgjatë gjithë kësaj të premte. Planet tuaja për të ardhmen nuk do të ecin shumë mirë, dhe humorin tuaj të keq do ta përcillni edhe tek njerëzit me të cilët do takoheni sot. Mos u shqetësoni pasi me mbylljen e kësaj dite gjithçka do të kthehet në normalitet. Kujdesuni pak më shumë edhe për financat.

Demi

Sot do ta nisni bukur ditën tuaj, pasi personat me të cilët do kaloni pjesën më të madhe të saj do ju shprehin hapur admirimin dhe mirënjohjen që kanë për ju. Përsa i përket kalimit të problemeve të cilat mund t’ju shfaqen sot do varen tërësisht nga mënyra juaj e menaxhimit. Shëndeti paraqitet disi delikat, kujdesuni pak më tepër për veten.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do të tregoheni mjaft të hapur dhe bashkëpunues veçanërisht me njeriun e zemrës, prandaj çdo gjë mes jush ka për te ecur më së miri. Ata që janë vetëm do kalojnë një ditë interesante falë takimeve të shumta që do realizojnë.  Në planin financiar duhet te bëni një pakt me veten për të mos shpenzuar shumë.

Gaforrja

Një atmosferë aspak e mirë do ju përfshijë gjatë kësaj të premte në vendin tuaj të punës, ku nuk do keni as dëshirën më të vogël për të bashkëpunuar me kolegët tuaj dhe për të çuar në fund projektet që keni marrë përsipër. Diçka me humorin tuaj nuk po shkon mirë. Një situatë e tillë aspak pozitive ka përfshirë edhe jetën tuaj private. Financat do jenë të mbrojtura.

Luani

Do jeni shumë më të favorizuar nga yjet sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni më të qetë. Me vullnet të mirë, largpamësi dhe pozitivitet çdo gjë ka për te qenë më e bukur. Beqarët do kenë një dite të ndërlikuar dhe nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Kujdes duhet të tregoni për shëndetin, pasi koha nuk është aspak në favorin tuaj.

Virgjëresha

Nëse do gjeni një dakordësi me veten tuaj atëherë dita ka për ecur mjaft mirë për ju të lindurit e kësaj shenje. Momenti i përshtatshëm për të diskutuar për të gjitha problemet tuaja si në ambientin e punës, ashtu dhe në jetën private do të jetë pasditja. Financat do jenë të mbrojtura nga Plutoni.

Peshorja

Asnjë planet nuk do mund ta rrezikojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite nëse ju deri më sot i keni marrë të gjitha masat. Dashurohuni ashtu si do e ndieni pa menduar për të ardhmen. Edhe ata që janë vetëm do kenë disa takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë. Me financat tregohuni sa më vigjilentë. Me shëndetin nuk ka arsye pse të ankoheni.

Akrepi

Mos ëndërroni më shumë nga sa duhet gjatë kësaj dite sepse më pas rezultati do ju duket shumë më i trishtë. Mos kërkoni edhe që partneri/ja t’ua plotësojë të gjitha dëshirat sepse do jetë e pamundur. Beqarët më në fund do mund të bëhen dy dhe jeta do ju marrë kuptimin e duhur. Me financat do keni goxha probleme.

Shigjetari

Sot nuk ka rrezik të mërziteni aspak ju të dashuruarit sepse partneri/ja do ju bëjë propozime interesante për t’u argëtuar edhe më shumë me njeri-tjetrin. Beqarët pa u lodhur shumë do mund të fillojnë një lidhje shumë te bukur dhe afatgjatë. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë problematike.

Bricjapi

Do jeni tej mase tërheqës sot ju që keni një lidhje dhe ka mundësi që të bëni për vete edhe persona që do ju rrethojnë në punë apo në shkolle. Kujdes me çdo veprim nëse vërtet e dashuroni atë që keni në krah sepse mund të shkatërroni gjithçka. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa. Nëse me financat tregoheni gjithë kohës të kujdesshëm gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë.

Ujori

Për sa i përket jetës në çift asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Beni thjesht atë që do ndieni dhe nuk do jeni të plotësuar. Beqarët nuk do ndihen ende të sigurtë për të hedhur hapa, kështu që me disa persona do pranojnë thjesht të shoqërohen si shokë. Buxheti do përmirësohet mjaft falë menaxhimit tuaj të mirë.

Peshqit

Do jeni shumë të shqetësuar për jetën profesionale gjatë kësaj dite dhe kjo do bëjë që të mos i kushtoni aq shumë rëndësi jetës sentimentale. Herë pas here mes jush mund të lindin edhe mosmarrëveshje. Bëni mirë të gjeni kohën e duhur edhe për familjarët. Kujdes me shëndetin këto ditë, mund të mos ndiheni mirë. Financat do jenë të mira. /b.l/noa.al/