Transmetuar më 06-04-2017, 15:05

Tiranë, NOA.al- Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit por zonat malore do të kenë edhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të mbeten të freskëta ndërsa mesdita me temperatura deri në 21 grade C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Zhvillimi i nje qendre te fuqishme ciklonare ne qender te Europes do te kushtezoje ne keto rajone mot te paqendrueshem. Konkretisht: vranesira dhe shira do te kete per zonene e Alpeve si edhe Europen qendore. Po ashtu reshjet e shiut do te mbeten prezent per Europen Lindore por intensiteti i tyre do te jete i ulet.

Ndërsa me mot te kthjellet do te paraqiten: gadishulli Iberik, rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i ballkanit. Por here pas here do te kete vranesira te shpeshta.