Transmetuar më 06-04-2017, 11:42

Kolosi i Letrave Shqipe, Ismail Kadare nderohet me çmimin e Letërsisë Shqipe, nga ministria e Kulturës e Kosovës. Shkrimtatri ishte vetë i pranishëm për të marrë këtë çmim, ku shoqërohej nga bashkëshortja e tij.

“Është një çmim që çdo shkrimtar e dëshiron. Më lejoni t’iu falenderoj ju, miqtë e mi të Kosovës, që u bëtë shkas për këtë takim. Jam i lumtur që marr këtë çmim. Më tepër se çdo çmim tjetër, ky më jep shumë kënaqësi. Jam i lumtur kur mendoj që e marr këtë çmim këtu në Bibliotekën e Kosovës”, tha Kadare.

Ky çmim i veçantë, jepet për personalitet, të cilët, me veprën e tyre, kanë ushtruar një ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë, ngritjen dhe vetëdijesimin e përgjithshëm për vlerat emancipuese, me theks të veçantë, përmes fushës së letërsisë, duke ndikuar kështu në njohjen e saj në përmasa ndërkombëtare./k.k/noa.al