Transmetuar më 05-04-2017, 16:45

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 6 prill 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Hëna do të jetë në anën tuaj sidomos për ju të dashuruarit dhe kjo do ju dhurojë një ditë të qetë dhe të bukur. Por diçka e cila do ju pengojë mund të jetë nevoja për t’u fokusuar më shumë tek një çështje në punë apo një problem e cila kërkon përqendrim dhe vëmendjen tuaj. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse në fund të ditës gjithçka do të jetë në favorin tuaj.

Demi

Nëse Mërkuri do jetë në anën tuaj për t’jua lehtësuar ditën, Hëna nga ana tjetër do të bëhet pengesë për ju sidomos në marrëdhënien tuaj në çift duke shkaktuar zënka të pashmangshme me partnerin/en. Megjithatë përpuquni që të ruani qetësinë dhe të mos e teproni me ngritjen e zërit sepse gjithçka do të jetë kalimtare. Shëndeti gjithsesi paraqitet mjaft i mirë.

Binjakët

Pavarësisht se sot do të jeni të vendosur për t’i çuar deri në fund punët tuaja të nisura, e mira është që të mos merrni përsipër gjëra për të cilat nuk jeni të sigurtë se mund t’i përfundoni. Pra këshillohet që të mos bëni premtime të cilat nuk do arrini t’i mbani dot. Ata që janë vetëm do realizojnë disa takime mbresëlënëse. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Gaforrja

Kjo e enjte do të jetë një nga ato ditë që do të udhëhiqet nga Hëna dhe Mërkuri, duke ju hequr ju dëshirën për të menduar gjatë, kuptuar apo gjetur zgjidhje për problemet tuaja. Bëni mirë të tregoheni pak më energjik nëse doni të arrini qëllimet tuaja. Kujdes me financat. Shëndeti do jetë disi delikat.

Luani

Kjo e enjte do të jetë e ngarkuar me punë dhe nuk do ju lërë hapësira të mendoni për asgjë tjetër. Është e rëndësishme që të gjeni kohë edhe për veten dhe njerëzit tuaj të dashur që ju qëndrojnë pranë. Ndryshe do lëndoheni të dyja palët. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni edhe financave për të shmangur pasojat.

Virgjëresha

Një ditë e mbushur me surpriza kjo e enjte për të lindurit e kësaj shenje. Një mik i juaj ka menduar për lumturinë tuaj sot duke ju dhuruar një ditë të bukur për ta jetuar ashtu siç ju do të donit. Ajo që duhet të bëni ju, është të mos lejoni askënd të futet në mes dhe të prishë këto momente kaq të bukura. Çiftet duhet të gjejnë më shumë kohë për partnerin/en.

Peshorja

Prisni shkëlqim, por do merrni shumë më pak nga sa meritoni. Me siguri që nuk e prisnit. Në vend që të mbeteni keq, gëzojuni të paktën arritjeve të një kolegu. Të jeni të sigurtë se radhën tjetër lavdia do jetë për ju. Financat do jenë të mira duke ju dhënë mundësinë edhe për të shpenzuar. Kujdes me shëndetit.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ju të lindurit e kësaj shenje do të jeni të përqendruar më tepër te puna duke lënë pas dore gjërat e tjera. Megjithatë kundërshtimi i Mërkurit do ju shkëpusë shpeshherë vëmendjen nga çështjet praktike në punë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojini. Financat do jenë disi delikate.

Shigjetari

Një problem i cili do ju shfaqet që në fillim të ditës mund t’ju prishë humorin të cilin mund t’ja përcillni edhe personit tuaj të dashur duke sjellë edhe disa zënka. Mundohuni të tregoheni sa më të matur sepse mund ta teproni dhe të pendoheni më pas. Kujdesuni edhe për shëndetin pasi gjatë kësaj kohe paraqitet disi delikat.

Bricjapi

Nëse nuk frenoheni përpara asaj që shihni, mund të përfitoni nga mundësi të shumta. Do të jeni të vendosur për të shkuar deri në fund. Pengesat do të bëhen vetëm një mjet, për t’iu treguar të tjerëve atë që jeni në gjendje që të bëni. Ditë e qetë për të dashuruarit, edhe ata që janë vetëm do kalojnë bukur sot.

Ujori

Fillimi i ditës nuk do të jetë shumë i mirë. Do të duhet të përballeni me testime të shumta dhe nuk do keni mbështetjen e fatit, ndaj për gjithçka fokusohuni tek vetja. Do të duhet të veproni më shpejtë, nëse nuk doni që t’ua kalojnë kundërshtarët tuaj. Çiftet do kalojnë një periudhë krize sot, por bëjnë mirë të tregohen të duruar.

Peshqit

Partneri/ja nuk do e pranojë një ftesë tuajën aq lehtësisht. Në mënyrë që të arrini të vendosni paqen, duhet të sajoni diçka shumë tunduese. Pikë së pari, shmangni që të merreni shumë me njerëz të tjerë. Xhelozia është gjithmonë në qoshe. Beqarët d preferojnë ta shpenzojnë kohën e tyre të lirë me miqtë. /b.l/noa.al/