Transmetuar më 05-04-2017, 13:16

Edhe këtë vit, kombëtarja shqiptare e Tenisit, do të marrë pjesë në kampionatin “Davis Cup,” në Bullgari. Davis Cup është Kampionati Botëror i Tenisit i cili zhvillohet çdo vit në formatin e ndeshjeve mes shteteve.

Në grupin përfaqësues të Shqipërinë këtë vit është edhe Arbër Sulstarova. Tenisti Sulstarova ka një histori të gjatë në fushën e tenisit. Ai ka qenë kampion i Shqipërisë në vitet 2013, 2014 dhe 2015 dhe ka fituar 18 kupa në ndeshje të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas dy ndeshjeve që janë zhvilluar, sot do të luhet mes Arbërit dhe Timo Kranz nga Liechtenstein. Në ekipin përfaqësues të këtij viti janë edhe Genajd Shypeja, Mario Zili, Ebi Mjeshtri dhe trajneri Fatos Nallbani.

Arbri e ka filluar tenisin që në moshë të vogël dhe gjatë viteve ai shtoi impenjimet e tij, por pa hequr dorë nga tenisi. Ai ka mbaruar studimet për ekonomi dhe e ndan jetën e tij mes punës si “Përfaqësues Biznesi” në Telekom Albania dhe orëve të gjata të trajnimit në tenis.

Le t’i urojmë suksese Arbrit dhe përfaqësuesve tanë në Davis Cup!