Transmetuar më 05-04-2017, 10:39

Zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut në tru, mund të çojë në probleme në të folur.

"Kur pjesë të tjera të trurit, që lidhen me të folurën janë prekur nga ky problem, ne pamë që belbëzimet më të rënda ishin prezente te dy fëmijë dhe një i rritur”, thotë Dr. Jay Desai. Ai është një neurolog klinike në Spitalin e Fëmijëve, Los Angeles.

Për këtë studim, autorët përdorën skanime të ndryshme për të parë rrjedhjen e gjakut në trurin e 26 pjesëmarrësve që vetëm belbëzonin, dhe 36 të tjerë që nuk kishin çrregullime në të folur.

Studiuesit gjetën prova se personat të cilët kishin vështirësi në të folur, kishin rrjedhje të reduktuar të gjakut në tru.

Sa më të rënda belbëzimet, aq më pak gjak ka në pjesën e trurit që lidhet me të folurën, sipas studimit. Por, studimi nuk mund të provojë shkakun dhe efektin. Ky lloj çrregullimi prek zakonisht fëmijët nga mosha 2-6 vjeç./k.k/noa.al