Transmetuar më 05-04-2017, 10:08

Kërkuesit në Universitetin e Mjekësisë në Boston, në bashkëpunim me Spitalin e Grave dhe Shoqatat Amerikane, kanë punuar së bashku për të dhënë disa udhëzime të reja për të menaxhuar sëmundjet e tiroideve gjatë shtatzënisë.

Sëmundja e tiroides prek rreth 300 mijë gra shtatzëna çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe trajtimi i sigurtë i saj është ndër prioritetet kryesore për ofruesit e kujdesit shëndetësor.

Udhëzimet e reja përfshijnë rekomandime mbi interpretimin e testeve të funksionit të tiroides në shtatzëni, të ushqyerit optimal me përmbajtje Jodi etj. Kontrolli i shpeshtë te mjeku është një domosdoshmëri për të mos u prekur nga sëmundja e tiroides.

"Këto udhëzime paraqesin përpjekjet më të mira dhe sigurta për të krijuar një dokument të dobishëm dhe të saktë, për të nxitur kërkuesit për të studiuar më tej rreth kësaj çështjeje”, thotë Dr. Elizabeth Pearce./k.k/noa.al/