Transmetuar më 04-04-2017, 10:33

Studiuesit në Klinikën Mayo janë duke analizuar mikrobet vaginale, në një përpjekje për të diagnostikuar kancerin endometrial në fazat e hershme të tij. Mjekët kanë luftuar prej vitesh për të identifikuar shkaqet e këtij lloj kanceri, por tashmë studiuesit janë duke shqyrtuar rolin që luajnë mikrobet vaginale në zhvillimin e sëmundjes.

"Ne kemi përcaktuar nëse ka një component të tillë të mikrobeve të cilat ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjes së kancerit”, tha Marina Walther-Antonio, Ph.D, autorja e studimit.

Hulumtuesit studiuan 31 gra të bardha. Dhjetë ishin diagnostikuar me sëmundje beninje, dhe 17 të tjera me kancer endometrial. Diagnozat janë bërë në bazë të patologjisë kirurgjikale.

Rezultatet treguan se sasia e mikrobeve, që gjenden në traktin riprodhues, janë zhvendosur me praninë e kancerit dhe dallohen lehtë nga rastet beninje.

"Këto rezultate japin njohuri të rëndësishme në etiologji, ose manifestimet e sëmundjes me implikime të gjera, në zbulimin e hershëm, dhe shqyrtimit të kancerit endometrial," tha Walther-Antonio./k.k/noa.al