Transmetuar më 03-04-2017, 20:40

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka mbetur e pikëlluar nga humbja e ikonës shqiptare Françesk Radi, i cili u nda nga jeta gjatë ditës së sotme në mënyrë të parakohshme.

Ajo ka qenë një vajzë e vogël kur ka kënduar me Françeskun këngën "Telefonate Zemrash".

“Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në pallat të pionierit dhe kërkoje një vajzë të vockël për të kënduar këngën "Telefonate Zemrash". Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua”, skruan Mariza në postimin e saj në Facebook.

Postimi i plotë i Mariza Ikonomit: “Eh profesor i dashur… Nuk e harroj kurre momentin kur erdhe ne pallat te pionierit dhe kerkoje nje vajze te vockel per te kenduar kengen "Telefonate Zemrash". Nuk e harroj kurre momentin kur me zgjodhe mua. Vertet me zgjodhe mua por edhe un te zgjodha ty , qe kur pashe tek ty nje Artist te Madh me nje profesionalitet te hekurt dhe nje zemer te paster e te kulluar si ajo e nje femije ashtu sic isha edhe un. Mezi prisja oret e provave qe te kendoja kengen. Ajo kenge vertet ishte dhe mbeti nje thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe me fort ne zemren time dhe vazhdon kendon… A mund t’ja shuajme diellit ate zjarr, a mund t’a shterim nje oqean, Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia per ty , le te jemi sado larg Profesor, mik i dashur….”./a.k/noa.al/