Transmetuar më 03-04-2017, 13:28

Pranvera është koha më e përshtatshme për shkaktimin e alergjive dhe shpërndarjen e baktereve.

Shumica e njerëzve në këtë kohë fillojnë të teshtijnë, të kenë kruarje të hundës, ethe  dhe  skuqje të syve. Kjo shkaktohet nga shpërndarja e polenit dhe lirimi i histaminës. Histamina shkakton kruarje të hundës dhe teshtitje.

Zakonisht alergjitë pranverore fillojnë në fillim të shkurtit dhe zgjasin deri në verë. Nuk ka ndonjë shërim të njohur deri tani, por ju mund t’i parandaloni dhe t’i zvogëloni simptomat, duke u kujdesur për veten.

Prandaj është me rëndësi që rregullisht të shpëlajmë hundën në mënyrë që të heqim qafe polenin dhe pluhurin që shkaktojnë teshtitjen dhe të kruarit.

Ndihmë e shkëlqyeshme natyrore për shpëlarje të hundës është lëngu nga rrënjët e mëllagës së bardhë.

Përgatitja:

Një lugë të madhe të rrënjëve të mëllagës së bardhë e hedhin në 200 ml ujë të ftohtë, e lëmë të qëndrojë 2 – 3 orë. Lëngun e kullojmë dhe me të shpëlajmë hundën.

Sasia e madhe e rrjedhjes së lëngut nga rrënjët e mëllagës së bardhë do të mbështjellë mukozën e hundës dhe do të ndikojë kundër inflamacionit…

Edhe një këshillë është që para daljes nga shtëpia hundën ta lyeni me vaj ulliri apo me vaj kumaku, dhe në këtë mënyrë do të pengoni depërtimin e alergjenëve në hundë.