Transmetuar më 02-04-2017, 19:41

Një vajzë e mitur në Greqi është duke përjetuar momente sa të tmerrshme nga njëra anë aq dhe të gëzueshme në anën tjetër. Sepse ajo është abuzuar dhunshëm nga daja i saj i cili e ka droguar dhe më tej përdhunuar duke e lënë deri shtatzënë.

Në anën tjetër, po përjeton gëzimin e të bërit nënë, edhe pse në kushte të tmerrshme, por për pak javë ajo do të përkundë në krahë fëmijën e saj të parë.

Historia e pazakontë vjen nga Korinthi në Greqi, raporton bashkëpunëtori i noa.al.

Vajza nga Amaliadha e ka mbajtur të fshehtë gjithë çka po i ndodhte prej kohësh dhe vendosi të durojë edhe kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë më dajën monstër.

Por sekreti i detyruar nuk e pati jetën aq të gjatë sepse më në fund u zbardh e vërteta: Daja i saj e kishte droguar, më tej përdhunuar derisa e kishte lënë edhe shtatzënë.

E mitura tregoi orët e fundit në policinë e rajonit Amaliadha ku u thirr të japë dëshminë e saj, se e kishte mbajtur të fshehtë sepse i vinte shumë turp nga gjithë ajo që i kishte ndodhur.

Përdhunimi ka ndodhur më 7 shtator 2016 kur vajza ishte 17 vjeçe. Ajo bashkë me familjen ishin shpërngulur përkohësisht në Korinth, pasi kishte babanë e sëmurë dhe duhet të kryente atje një sërë mjekimesh.

Në këtë zonë jeton edhe daja i saj 39-vjeçar bashkë me të dashurën dhe katër fëmijë të mitur që kanë së bashku.

E mitura rrëfeu për policinë se ishte përballur me ngacmime seksuale nga daja i saj edhe në vitet e mëparshme kur ishte edhe më e vogël, por asgjë nuk kishte ndodhur sa kohë jetonin larg njëri-tjetrit.

Por tani që halli i shëndetit të babait i detyroi të shpërngulen në Korinth ku jeton daja i saj, planet monstruoze të tij u realizuan.

“Më bëri gjithë ato gjëra dhe pastaj më kërcënoi se do të më vrasë nëse do të flisja qoftë dhe gjënë më të vogël me ndokënd ndaj vendosa të hesht”, – rrëfeu e mitura.

Duke u ndalur te 7 shtatori, ajo detajoi: “Isha vetëm atë ditë në shtëpi. Im atë në spital dhe mami pranë tij. Në shtëpi vjen daja dhe pyeti ku është ime ëmë. Por duket se e dinte që nuk ishte aty. Hyri brenda dhe i dha një shishe portokaladë (lëng portokalli) duke ma ofruar që ta pija”.

Pasi piu nja dy gllënjka, vajza ra pa ndjenja në tokë. Është zgjuar vetëm pas treçerek ore. E pa veten krejtësisht të zhveshur në krevat dhe pranë tij, lakuriq edhe daja i cili i buzëqeshte. “Qeshte dhe më tha se ia kishim kaluar mirë ne të dy bashkë!!”, – rrëfen e shokuar e mitura para grupit hetimor, ku qëndroi për disa orë bashkë me avokatin që pajtoi familja, Dhimitër Karajanis.

“Kur kuptova se çfarë kishte ndodhur nisa të klith. Por ai më kërcënoi se do më vriste nëse flisja me ndokënd”, – vijon rrëfimi tronditës i adoleshentes së abuzuar përmes incestit.

Vajza tregoi më tej se pas një muaji pa që nuk i erdhi cikli menstrual. Megjithatë heshti. Kurse pasi kishin kaluar rreth katër muaj kuptoi se kishte ngelur shtatzënë.

“I vajta në shtëpi dhe i thashë se më ka lënë shtatzënë. Më tha se do të merrej ai me këtë punë”.

Daja monstër u mor me këtë “punë” vetëm pas disa muajsh e pikërisht muajin që sapo kaloi, më 11 mars 2017 kur e thirri mbesën në shtëpi. “Më tha që të pij ca ilaçe që m’i dha. Por unë kisha frikë dhe nuk i piva. E ngaqë nuk dija më se çfarë të bëja, më pas ika nga shtëpia duke u endur rrugëve”, – tregon e mitura hallin që e zuri.

Katër ditë më vonë, më 15 mars 2017, e gjen daja i saj i cili po e gjurmonte me makinë dhe e rrëmbeu me forcë. Bashkë me dy meshkuj të tjerë, shokë të tij, daja monstër e mori përdhunshëm të miturën dhe e futi në makinë duke e çuar më tej në zonën Brahati të Korinthit ku e shtrëngoi që të dështojë beben.

“Në një moment arrij që të shpëtoj prej tyre dhe vrapoj për të gjetur ndonjë njeri që të kërkoja ndihmë. Pashë një shtëpi, i rashë derës dhe ma hapën. Hyra brenda e lemerisur dhe u kërkova të njoftojnë nënën time”, – tregon vajza që tashmë është në javët e fundit të shtatzënisë.

Kur familja mësoi këtë tmerr, mblodhën menjëherë plaçkat dhe ikën nga Korinthi duke u rikthyer me urgjencë në Amaliadha.

Ndërkohë kryen dhe veprimet e tjera. Dërguan vajzën në maternitetin e Patrës ku konstatuan se ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe ku mjekët i qartësuan se fëmija duhet të lindë pavarësisht padëshirës së tyre për ta mbajtur.

Ndërkohë denoncuan në polici dajën monstër. Një grup hetimor u ngrit për këtë ngjarje dhe policia ka shoqëruar të dyshuarin. Kurse avokati i familjes së të miturës, Dhimitër Karajanis, tha se çështja ka kaluar në gjykatë për një proces penal. /a.b/noa.al/