Transmetuar më 02-04-2017, 17:13

Që të jesh një femër tërheqëse në syrin e një mashkulli nuk është e lehtë.

Shpesh sugjerohen këshilla të ndryshme që ju tregojnë se si të veproni.

Më poshtë keni disa prej tyre që ekspertët sugjerojnë, se si të bëni për vete një mashkull.

Buzëqeshni shpesh. Kënaquni me shakatë e tij, buzëqeshni kohë pas kohe qoftë edhe pa ndonjë arsye të veçantë dhe bëjini sytë tuaj të kenë shkëlqim të veçantë.

Bëhu e turpshme dhe e këndshme. Djemtë i kanë shumë për zemër vajzat e ndrojtura dhe të këndshme. Luani me flokët tuaj, kur jeni duke u menduar dhe përplasini dy herë qepallat e syve sa herë mbyllni sytë.

Prekeni atë. Kërkimet shkencore kanë treguar se djemtë, fillojnë të tregojnë më shumë interes dhe flirtim ndaj vajzave që i prekin ata gjatë një bisede.

Kërkoni mbrojtjen e tij. Bëjeni atë të ndjehet mbrojtësi juaj. Kapeni nga krahu kur keni frikë nga diçka./a.k/noa.al/