Thaçi e thotë prerë: Ushtria nuk do të mbesë peng i Serbisë
Transmetuar më 31-03-2017, 21:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar prerë se nuk do të lejojë që krijimi i ushtrisë të mbesë peng i Beogradit. Për RTK, Thaçi tha se krijimi i një ushtrie të mirëfilltë është vullnet i qytetarëve të Kosovës.

“Nuk do të lejoj të mbesim pengë të Beogradit apo të disa individëve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Askush nuk mund të na vejë veto për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse ky është vullnet i dy milionë qytetarëve të Kosovës. Është e drejtë e jona kushtetuese, ligjore, historike dhe garanci për të ardhmen që të jemi pjesë e NATO’”, tha Thaçi.

Për Gjykatën Speciale, kreu i shtetit nënvizoi se ajo ishte projekt i ndërkombëtarëve.

“Nuk ka hapësirë apo nevojë për ndonjë panik, sa i përket Gjykatës Speciale, unë mendoj se kjo gjykatë do të spastrojë gjërat nga akuzat e një bote false të prezantuara dhe të pretenduara ndaj luftës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Loading...
Loading...