Ali Ahmeti paralajmëron dorëheqjen e të gjithë ministrave të BDI-së
Transmetuar më 31-03-2017, 21:30

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e partisë në Recicë të Vogël pas mbledhjes së kryesisë qendrore ku u diskutua mbi krizën në të cilën ndodhet Maqedonia, tha se kjo forcë politike e sheh si opsion edhe tërheqjen e ministrave nga qeveria teknike.

"Sigurisht që është një situatë që do kujdes dhe që do analizë shumë të thelluar. Ne e kemi analizuar nga të gjitha aspektet tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të BDI-së dhe të shohim se sa mund të kontribuojmë në shtyrjen e mëtejshme dhe zhbllokimin e situatës, sepse ka zëra që mund të jetë kontribut në drejtim të ç’bllokimit të situatës", theksoi Ahmeti.

Ai tha se BDI dëshiron zgjidhje të krizës dhe jo thellimin e saj. Sipas Ahmetit tërheqja nga ekzekutivi mund të thellojë krizën, por shtoi se ka edhe argumente se mund ta ç’bllokoj situatën e krijuar.

“Nëse tërhiqet BDI nga ekzekutivi dhe komplikohet situata atëherë, ne nuk duam të jemi kontribues në këtë drejtim. Ne jemi për të ofruar zgjidhje”, tha Ahmeti.

Loading...
Loading...