Transmetuar më 31-03-2017, 12:38

Vetëm 40 km larg Tiranës, “Vala Mar Residences” është një projekt i pakrahasueshëm rezidencial e turistik, i cili ndodhet në bregdetin ranor të Gjirit të Lalzit, aty ku takohen deti me gjelbërimin, duke krijuar një peisazh bregdetar të mrekullueshëm. Zona e Gjirit të Lalzit është një nga zonat që ka ruajtur ndër vite natyrën dhe vijën bregdetare, duke mahnitur vizitorët.

Vala Mar Residences” po zhvillohet në një sipërfaqe prej 180,000 m2 dhe vjen nën një ndërthurje të kujdesshme të vilave dhe apartamenteve moderne me natyrën e gjelbëruar.

Ofron apartamente 1+1, 2+1 me sipërfaqe 56m2 – 84m2, të cilat kanë 1 post parkimi përfshirë në çmimin e shitjes, si edhe 5 tipe të ndryshme vilash me sipërfaqe 132-226m2, të cilat përfshijnë 2 poste parkimi dhe kopësht privat me sipërfaqe 360-520m2. 

Ky kompleks rezidencial e turistik është destinacioni kryesor rekreativ i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë.

Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep ‘Vala Mar Residences’ vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” në bregdetin Adriatik, si dhe në oazin e qetësisë së rezidentëve dhe vizitorëve.

Drejtori i Shitjeve të kompanisë, Emon Sila, në intervistën e mëposhtme tregon për lexuesit tanë, më shumë detaje mbi këtë projekt të mrekullueshëm:

Kemi mësuar se Vala Mar Residences është ndër projektet e para me orientim turistik i kompanisë lider në treg për ndërtim “ManeTCI”, si edhe grupit Investues më të fuqishëm në Shqipëri, Grupi Balfin. Çfarë mund të na thoni më tepër rreth projektit?

Vala Mar Residences, një projekt rezidencial e turistik, po zhvillohet sipas masterplanit të zhvillimit turistik prej 42 Hektarë të miratuar nga qeveria shqiptare. Projekti shtrihet në një sipërfaqe prej 18 hektarë dhe është një nga më të mëdhenjtë në zonë.

Si nisi konceptimi i këtij projekti?

U identifikua nevoja për zhvillimin e turizmit dhe ofrimi i rezidencave elitare bregdetare, atë që në fakt promovon Vala Mar Residences: turizmin, banimin edhe shumëllojshmërinë e ndërtesave: Vila 2 katëshe, apartamente të tipologjive të ndryshme, ambiente shërbimi dhe ambiente rekreative të gjelbëruara.

Ky koncept i projektuar dhe aplikuar në mënyrë kaq të suksesshme përfitoi së fundmi edhe statusin e investitorit strategjik tek vija bregdetare përballë Vala Mar Residences, për arsye të rëndësisë që ky projekt ka, edhe zhvillimit që i jep zonës, turizmit dhe ekonomisë.

Çfarë e bën këtë projekt kaq të veçantë?

Mrekullia e zonës: një vendndodhje unike, midis gjelbërimit karakteristik me pisha, buzë bregdetit ranor të paprekur, me një klimë që ofron 300 ditë me diell në vit. Në mëndje të vjen jetesa e shëndetshme, pranë freskisë së detit. Dhe e gjitha kjo, në një komunitet që ofron mundësinë të shijohet nga të gjithë grupmoshat dhe në afërsi të shumë qëndrave turistike e historike për kënaqësinë e banorëve dhe vizitorëve.

Cilat janë avantazhet, risitë e këtij projekti konkretisht?

Vilat edhe apartamentet, të gjitha me pamje nga deti, janë projektuar në mënyrë funksionale sipas kërkesave të klientëve dhe kanë frymën e arkitekturës moderne. Jemi kujdesur që arkitektura të mos sfidoj thjeshtësinë dhe bukurinë e natyrës. Apartamentet e katit të parë gjithashtu, përfitojnë truallin, të cilin banorët mund ta shfrytëzojnë për të krijuar kopshte familjare dhe kënde barbeque.

Gjithashtu, jemi kujdesur së tepërmi për të ruajtur gjelbërimin e zonës. Jo vetëm është ruajtur gjelbërimi aktual, aq sa madje janë spostuar edhe vilat edhe godinat e banimit për të mos prekur bimësinë, edhe po investohet për të mbjellë gjelbërim të ri të përshtatshëm me zonën.

Çfarë ofron ky komunitet?

Mund të konsiderohet si shtëpi e dytë duke parë distancën shumë te afërt me Tiranën: vetëm 40 Km, vetëm 40 minuta larg. Është realisht shtëpia ideale buzë detit. Kjo afërsi me qendrat më të mëdha të banimit e bën këtë projekt të shfrytëzueshëm jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe çdo fundjavë.

Duhet përmendur edhe se parkimi është i garantuar: 2 vende parkimi janë përfshirë në çmimin e vilave dhe 1 vend parkimi është përfshirë në çmimin e apartamenteve.

Cilat janë tiparet që konfirmojnë cilësinë elitare të ndërtimit?

Si fillim është emri i vetë kompanisë “ManeTCI”, si edhe portofoli i projekteve më të suksesshme në treg i jep vulën e garancisë cilësisë elitare të projektit. Kjo cilësi reflektohet edhe në detaje teknike : si rifinitura elitare, themele të ventiluara për të shmangur lagështinë, termoizolimi me sistem kapot- disa nga detajet teknike që reflektohen në këtë projekt.

Çfarë nënkupton kjo, të parit të kompleksit si një mundësi investimi?

Po realisht, blerja e një prone në këtë kompleks është një investim i sigurt edhe një nga arsyet është se çmimet parashikohen të rriten. Kthimi i investimit ndodh në një kohë rekord që varion nga 13 deri në 16 vjet. E gjithashtu zona ka kërkesë të lartë qiramarrjeje. Apartamentet mund të jepen me qira me çmime mesatare që variojnë 50 euro/dita ndërsa Vilat për 100 euro/dita. Pra, edhe blerësit që e kanë të pamundur ta shfrytëzojnë shpesh apartamentin apo vilën e tyre, kanë mundësinë që të përfitojnë nga shërbimi i qiradhënies, që do të menaxhohet nga stafi ynë.

Çfarë shërbimesh ofrohen?

Ne shërbimet i grupojmë në dy kategori, shërbimet lehtësuese për jetesën e qetë si: siguria 24 orë në 7 ditë të javës, apo mirëmbajta e ambienteve të përbashkëta nën menaxhimin tone; e më pas është grupimi i shërbimeve argëtuese që garantojnë një qëndrim të këndshëm këtu, si hapësirat rekreative të gjelbëruara, ambiente dhe parqe lojërash për fëmijët, si edhe një shumëllojshmëri shërbimesh si market, bar-kafe, restorant, beach bar.

Shëtitorja që bën diferencimin e projektit nga bregu i detit, është një projekt më vete që i bashkëngjitet kompleksit. Ajo do të ofrojë gjelbërim, rrugicë për biçikleta, stola, ndriçim etj.

Kush është një banor i mundshëm në Vala Mar Residences?

Një familje e re apo e madhe, një çift i ri apo më i vjetër, një individ që gjen vetveten në joshjen e natyrës por edhe në ndërtime cilësore e të sigurta; gjithkush që kujdeset për mirëqenien e tij, fëmijëve apo prindërve, gjithkush që jeton në Tiranë apo Durrës, në Kosovë, Maqedoni apo edhe çdo vend tjetër të Europës, dikush e shfrytëzon më gjatë, më shpesh; dikush e sheh si një mundësi të mirë investimi.

Sa i kushton dikujt të jetë pjesë e këtij kompleksi të mrekullueshëm?

Çmimet janë konkurruese duke patur parasysh produktin dhe cilësinë e ofruar. Ne sidoqoftë mirëpresim këdo që ka dëshirë të përfitoj nga , për të cilat ofrojmë këshillim financiar dhe paketa financimi në bashkëpunim me bankat më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, të cilat i ofrojnë klientëve tanë interesa preferenciale dhe proçes të shkurtuar dhe të lehtësuar të marrjes së kredisë. Pra në tërësi nuk diskutohet sa kushton, por si mund ta bëjmë proçesin e blerjes një udhëtim sa më të thjeshtë për klientët tanë.

Kur do jemi gati të shijojmë mrekullinë e Vala Mar Residences?

Jo më larg se këtë sezon veror. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd