Me afrimin e stinës së nxehtë flokët e thatë janë një problem i vërtetë për shumë femra, të cilat nuk arrijnë që t’i “bindin”.
Por për të pasur flokë plot shkëlqim dhe jetë më poshtë sjellim dy maska që përgatiten lehtësisht në kushtet e shtëpisë dhe që zhdukin flokët e thatë.
Përzieni katër lugë kos, dy lugë vaj ulliri dhe tre lugë mjaltë, deri sa të krijohet një masë homogjene. Masën e përftuar aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokut, por edhe në rrënjë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas lahuni. Këshillohet që një maskë e tillë të përdoret një herë në javë, pasi është ndër më ushqyeset për flokun, por edhe shumë praktike.
Një tjetër maskë është duke përzier 10 ml vaj ulliri, 10 ml vaj bajamesh dhe gjysmë banane, deri sa të krijohet një masë kremoze. Masën e përftuar aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokut dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Pasi t’i keni provuar këto dy maska në flokun tuaj, do shikoni një ndryshim befasues./a.y/noa.al