Rama promovon artisten e TOB: Kur ëndrrat me sy hapur realizohen
Transmetuar më 31-03-2017, 09:45

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke promovuar një soliste të operas, e vlerësuar ndërkombëtarisht.

Bëhet fjalë për Enkelejda Kamanin, e cila është renditur e para ndër gjashtë fituesit e akademisë La Scala në Itali, për periudhën 2017-2019.

Duke publikuar një fotografi të saj në Facebook, Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me imazhin e yllit më të ri shqiptar, Enkelejda Kamani, solistja e re e TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019! Qiellit të botës operistike i shtohet një tjetër yll, që na provon sërish se ëndrrat me sy hapur, realizohen kur pasioni dhe vendosmëria nuk njohin pengesë. Faleminderit Enkelejda”.

Loading...
Loading...