Transmetuar më 30-03-2017, 18:57

Një maskë e freskët, aromatizuese dhe që bën mrekulli për flokët me yndyrë. Gjithçka ju duhet janë luleshtrydhe.

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, me antioksidantë perfekt për të rregulluar yndyrën e tepërt, duke kthyer ekuilibrin e pehashit në flokë. Për të përgatitur maskën i’u duhen rreth tetë luleshtrydhe për flokë me gjatësi mesatare, një lugë vaj kokosi dhe një lugë mjaltë.

Përziejini këta përbërës në mikser deri sa të krijohet një masë homogjene. Pasi t’i keni larë flokët me ujë të vakët, aplikojeni këtë maskë në mënyrë uniforme në flokë.

Lëreni të veprojë për 15- 20 minuta, dhe më pas shpëlajeni flokun me ujë të rrjedhshëm të vakët. Në sajë të elementëve që përmban kjo maskë, flokët do jenë plot shkëlqim aromë të mirë dhe pa yndyrë dhe nuk do ju duhet t’i lani sërish me shampo.

Sa më gjatë të mbahet kjo maskë në flokë, aq më shumë do të veprojë në thellësinë e rrënjës së flokut./a.y/noa.al