Transmetuar më 29-03-2017, 21:11

Rebecca Ellison, bashkëshortja e legjendës së Manchester United, Rio Ferdinand, u nda nga jeta në maj të vitit 2015, në moshën 33-vjeçare, për shkak të kancerit.

Ish-mbrojtësi i “Djajve”, ka rrëfyer për BBC momentet e vështira pas humbjes së saj, si dhe varësinë që krijoi nga alkooli për shkak të dhimbjes së madhe.

Ai ka treguar se prezenca e fëmijëve të tij Lorenz 10-vjec, Tate 8-vjeç dhe Tia 5-vjeç, i shpëtuan jetën.

“Kam dashur të vras veten në muajt e parë pas vdekjes së Rebbeca-s, por mbijetova”, ka rrëfyer Rio Ferdinand.

 “E doja gruan time më shumë se gjithçka. Së bashku me Rebbeca-n kishim një marrëdhënie të shkëlqyer por nuk e mendoja asnjëherë që gjëra kaq të dhimbshme mund të ndodhnin”, ka shtuar më tej legjenda e United.

"Mendimi për fëmijët e mi më bëri të zgjohem çdo mëngjes dhe të them që duhet t’ja dal, të eci përpara. Ata më ndihmuan të dal nga ajo ‘errësirë ku isha zhytur’, dhe ku jetoj tani, sepse gjëja më e keqe nuk është dhimbja e humbjes, por ndjenja e fajit që përjetova më pas", ka rrëfyer në lotë Rio Ferdinand për BBC.

Por cila ishte ndjenja e tij e fajit?!

‘Në shtëpi Rebecca bënte gjithçka dhe unë se dija këtë, merrej me gjërat dhe më të rëndomta të fëmijëve, deri te mënyra se si ti vinte në gjumë’ tregon Rio Ferdinand.

Pas vdekje së bashkëshortes së tij, Rio Ferdinand u tërhoq nga futbolli dhe ra në dëshpërim.

Ai sot ka arritur të mbijetojë për shkak të fëmijëve./a.k/noa.al/