Transmetuar më 29-03-2017, 20:59

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka apeluar opozitën shqiptare që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në një intervistë për RTK, Yee deklaroi se qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë për të gjetur zgjidhje të përbashkëta

“Këshilla jonë për udhëheqësit e Kosovës është që të përballen me sfidat, jo të vonojnë dhe të shtyjnë, jo të mbajnë zgjedhje të parakohshme. Kjo është diçka për të cilën ne i inkurajojmë udhëheqësit në tërë rajonin, meqë ra fjala. Është shenjë shumë e mirëseardhur që disa shtete, Shqipëria për shembull – Shqipëria do të, do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje në plotëni, jo që ti bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta. Kur të vie koha – dhe për këtë ka orar sipas ligjit se kur duhet të mbahen zgjedhjet – ne shpresojmë se edhe në Kosovë zgjedhjet do të mbahen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Jo si shteg i ikjes dhe jo si mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë.”, tha Yee.