Transmetuar më 29-03-2017, 14:48

Do të ndjeni nevojën për të ushqyer shpirtin tuaj duke u përfshirë në eksperienca të reja të cilat mund të zgjojnë emocionet tuaja. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm. Mundohuni të gjeni kohë dhe për të pushuar. 

Dashi 

Do t’iu duhet shumë kohë dhe mundim për zgjidhjen e një problemi, i cili do ju shkaktojë pengesa në punë. Do të ndiheni nën presion deri në mbrëmje, por mos u dekurajoni pasi një mik i besuar do ju vijë në ndihmë. Mundohuni të gjeni kohë dhe për të pushuar. 

Demi 

E enjtja do të jetë një ditë e mirë për të vënë në jetë strategji të reja dhe për të organizuar punën, strategji të cilat do ju ndihmojnë që të reduktoni kohën dhe kostot. Në dashuri, do të ndiheni të turbullt, për shkak të një debati që keni patur me partnerin/en. 

Binjakët 

Tregohuni shumë të kujdesshëm në raportet ndërpresonale, pasi nuk mund të ndani një sekret të tuajin me të gjithë. Bëjeni vetëm me një njeri të besuar, i cili do dijë si t’iu mbështesë dhe t’iu këshillojë më të mirën për të përballuar këtë problematikë. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Gaforrja

Do të ndjeni nevojën për të ushqyer shpirtin tuaj duke u përfshirë në eksperienca të reja të cilat mund të zgjojnë emocionet tuaja. Keni kaluar një periudhë të lodhshme dhe stresuese, ndaj mos keni frikë të guxoni për të zbuluar mundësi të reja. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin tuaj.

Luani

Jeni shumë racionalë dhe të të tërhequr, sidomos në punë. Kjo gjë nuk është një sjellje e mirë, ndaj përqendrohuni sa më shumë për të mos humbur fokusin e objektivit tuaj. Megjithatë të paktën në raportin e dashurisë, mundohuni të bëni më shumë. 

Virgjëresha 

Mundohuni që të shmangni marrjen e vendimeve të nxituara. Asnjëherë nxitimi nuk jep mundësi të mira, ndaj gjykoni më shumë para se të hidhni një hap me rëndësi. Mos kini frikë të kërkoni ndihmën e një miku apo kolegu të besuar. Ata që janë vetëm do realizojnë disa takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë.

Peshorja 

Para se të nisni një lidhje të re, do të ndjeni nevojën për të njohur thellësisht personin që keni përpara, për të kuptuar të mirat dhe defektet e tij. Sa i takon çështjeve të punës, do të jetë një periudhë mjaft pjellore, me arritje dhe kontrata me rëndësi. Ata që janë në cift bëjnë mirë të organizojnë ndonjë udhëtim për fundjavë.

Akrepi 

Do e ndjeni veten të përfshirë nga mërzia dhe do ju mungojnë stimujt për ta bërë ditën tuaj më pak monotone. Dilni dhe bëni një shëtitje në ajër të pastër, apo me shoqërinë. Nëse guxoni, emocionet që po kërkoni do vijnë shumë shpejtë. Shëndeti do jetë disi delikat sot, prandaj tregoni pak kujdes me veten.

Shigjetari 

Do të nguteni në tentativë për të zgjidhur çështjet financiare dhe ato që kanë të bëjnë me shtëpinë. Do të jetë një ditë mjaft intensive dhe në mbrëmje do e gjeni veten të shkatërruar. Mundohuni të shfrytëzoni kohën e lirë për t’u relaksuar me partnerin/en. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të dalin në takime.

Bricjapi 

E enjtja  do jetë mjaft e favorshme për takime dhe njohje të reja. Një person misterioz do ju tërheqë pa masë me mënyrën e tij të sjelljes dhe elegancën që do të shfaqë. Është një moment shumë i mirë për t’u “rikthyer” në lojë dhe për të ndezur ndjenjat tuaja. Ciftet do kenë një ditë të qetë dhe të mbushur me dashuri.

Ujori 

Tregohuni më të hapur dhe të gatshëm në raport me partnerin/en tuaj. Ka disa çështje që duhet t’i zgjidhni bashkë, por kjo gjë do të shërbejë edhe për t’iu afruar me njeri tjetrin. Do të merrni propozime interesante, ndaj shqyrtojini me kujdes. Mos hidhni hapa të nxitur për të cilët mund të penoheni.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do të jeni shumë tërheqës, por në të njëjtën kohë edhe romantik. Do të hapet një fazë shumë e rëndësishme për ndjenjat, gjë që do ju lejojë të zgjoni emocionet e bukura të fshehura prej kohësh. Në punë, tregohuni më të vendosur. Kujdes me financat, do të përballeni me disa probleme serioze./b.l/noa.al/