Transmetuar më 28-03-2017, 19:29

Pak orë pas lajmit se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitonte Kosovën, ka qenë vetë kreu i ekzekutivit serb i cili ka deklaruar se ka anuluar këtë vizitë. Në një pronononcim për televizionin shtetëror serb, Vuçiç ka thënë se nuk pranon kushtet e vendosura nga qeveria e Kosovës.

 “Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk ja vlen një presion i këtij lloji, as cirku që po bën Prishtina”, ka deklaruar kandidati për president.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që vizita e Vuçiqit në Leposaviq të zgjasë vetëm tri orë dhe ai të mos shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç./k.k/noa.al