Transmetuar më 28-03-2017, 18:35

Një 20- vjeçar shqiptar me banim në Zvicër akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme ndaj një restoranti historik në Zvicër.

I dyshuari është Albaton X., 20 vjeç, shqiptar i Kosovës, i cili banonte në Windisch, të kantonit Aargau. Ai akuzohet se pasditen e së enjtes, i vuri zjarrin dhomës së tij që kishte marrë me qira, mbi restorantin historik “Rösli”, në Möriken Ag.

Pas këtij veprimi ai e la derën e dhomës hapur, duke bërë që edhe restoranti të digjej plotësisht bashkë me katin ku u ndodhej dhoma e të riut.

Pas ngjarjes ai u kap po atë mbrëmje në banesën e të atit. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar fajësinë, por pa dhënë detaje. Për pasojë në vijim të hetimeve, për tre muaj ai do të qëndrojë në paraburgim./a.y/noa.al