Transmetuar më 28-03-2017, 18:02

Informacioni statistikor mujor mbi transportin, jep një panoramë të përgjithshme të ecurisë së transportit të mallrave dhe pasagjerëve me ajër, det dhe tokë (përfaqësuar nga transporti hekurudhor).

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shkurt 2017 është 274 mijë tonë.

Krahasuar me Shkurt 2016, ky tregues është ulur me 3,0 %. Në portin e Durrësit janë ngarkuar/shkarkuar 92,7 % e mallrave të ngarkuar/shkarkuar në të gjitha portet.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë, (në ton/kilometër) është rritur 93,5 %, krahasuar me shkurt 2016. Në periudhën dymujore, rritja është 62,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është rritur 7,7 %, në krahasim me Shkurt 2016.

Në periudhën dy mujore, volumi i mallrave të transportuara është rritur me 6,4 %

Në transportin ajror operojnë 15 shoqëri fluturimi dhe janë kryer 1.554 fluturime ajrore, duke shënuar një rritje me 3,6 %, ndaj Shkurt 2016.

Në Shkurt 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur 10,2 %. Transporti ajror i pasagjerëve zë peshën më të madhe me 76,5 %.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43.176 persona, krahasuar me Shkurt 2016, ky tregues është rritur 5,7 %.