Transmetuar më 28-03-2017, 13:35

Facebook vjen me risi në Messenger. Që prej ditës së sotme aplikacioni i Facebook-ut u jep mundësinë përdoruesve të ndajnë me miqtë e tyre privatisht vendndodhjen e tyre, në mënyrë që ata të shikojnë live lëvizjen e tyre në hartë. 

Mesazhi për “shpërndarjen e vendndodhjes” i quajtur “live location” do të funksionojë për një orë nga momenti që një mik jua dërgon dhe mund ta shikoni në kohë reale sa lëviz dhe afrohet për në takim apo për në shtëpi. 

Ky është një lajm i mirë për ata që nuk duan të bezdisen, por një lajm i keq për ata që e kanë zakon të mbeten vonë për takime, apo për ata që ndonjëherë thonë "gënjeshtra të bardha" lidhur me vendndodhjen e tyre. 

Marrësit e mesazhit mund ta shikojnë dhe parashikojnë se brenda sa minutash personi që ata presin mund të arrijë në vendin e takimit.