Transmetuar më 28-03-2017, 12:26

Tiranë, 28 mars 2017, NOA.al- Izraeliti i ndaluar në aeroportin e Rinasit me një pajisje të dyshuar si përgjuese, po hetohet për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike.

Prokuroria e Tiranës ka bërë kërkesë në gjykatë që 51- vjeçarit Yoram Frig t’i bllokohet pasaporta, në mënyrë që të mos largohet nga Shqipëria.

Në dëshminë e dhënë në prokurori Frig ka thënë se pajisja që i’u gjet në valixhe në Rinas shërben për të identifikuar praninë e përgjuesve, por jo për të përgjuar.

Ai deklaroi gjithashtu që në Shqipëri vinte për herë të katërt, por se kësaj radhe kishte ardhur për punë, i punësuar nga një biznesmen.

Ndaj 51- vjeçarit hetimet po kryhen në gjendje të lirë, ndërkohë që pasaporta është sekuestruar nga Prokuroria. Yoram Frig rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael./a.y/noa.al

Zbulohet deputeti që punësoi izraelitin e ndaluar në Rinas, dyshonte se përgjohej

U kap në Rinas me “pajisje përgjuese”, izraeliti lihet i lirë, por s’mund të ikë nga Shqipëria

“Pajisja e përgjimit” e kapur në valixhen e izraelitit në Rinas, prokuroria nis hetimet

Ndalohet në Rinas një shtetas izraelit, i’u gjet pajisje përgjimi me vete