Transmetuar më 28-03-2017, 10:02

Ka përfunduar në prangat  epoliisë një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së djeshme të banesës në Kamenicë të Korçës. Policia raporton se ka arrestuar 30 vjeçarin Enkeledi Kajo, lindur në fshatin Nikolicë, Korçë, banues në Durrës, i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Ai u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer vjedhjen e një banese tjetër po në këtë fshat. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 27 mars 2017, në fshatin Kamenicë, Korçë, u kap në tentativë për të vjedhur në banesën e 43 vjeçares E.M.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit N.B., 53 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 27 mars 2017 në fshatin Kamenicë.

Nga hetimet e kryera, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të jetë njëri prej autorëve të dyshuar të saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Korçë./b.l/noa.al/