Transmetuar më 28-03-2017, 09:56

Këngëtari i dashur për publikun Françesk Radi prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bashkëshortja e tij Tefta dhe mbesa Rozana Radi i kanë qëndruar pranë ndërkohë që artisti i njohur është duke u kuruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale.

Në një moment të tillë kaq të vështirë për familjen Radi nuk ka munguar edhe një lutje drejtuar Zotit nga mbesa e tij Rozi për xhaxhain e saj 67 vjeç, duke kërkuar që ai të shërohet sa më shpejt.

“Lutem për ty! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne. Është shumë herët për tu larguar. Kemi nevojë në tokë për ty”- shkruan Rozi bashkangjitur një fotoje ku shfaqet pranë Françesk Radit./b.l/noa.al/