Transmetuar më 28-03-2017, 09:33

Kokainë e fshehur në mes të bananeve është trafiku ndërkombëtar më i ri që u zbulua nga policia spanjolle. Si pasojë e këtij operacioni  të nisur në nëntor të 2016, kanë rënë në pranga 2 persona, të cilët kishin rolin e transportuesit.

Mediat spanjolle raportojnë se mes bananeve të vërteta janë zbuluar edhe 57 banane të rreme, të cilat ishin mbushur me 15.4 kg kokainë. Po ashtu në disa kuti kartoni ku ishin të fshehura bananet ishin fshehur edhe 10 kg të tjera.

Policia arrestoi dy  spanjollë, të dyshuar për kontrabandë të drogës dhe si pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Ata po hetojnë edhe një person të tretë, një italian.