Transmetuar më 28-03-2017, 09:14

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët danez ka arritur në përfundimin se nënat më të vjetra mund të jetë më të mira në trajtimin e fëmijës në fazat e para dhe të kenë një qëndrim prindëror më pozitiv.

Gjithnjë e më shumë gra kanë zgjedhur që të kenë fëmijë më vonë në jetë. Por ndërsa nënat në moshë më të madhe kanë një rrezik të rritur të komplikimeve të shtatzënisë, abort, lindje të parakohshme, apo fëmijë me defekte të lindjes, hulumtuesit në Universitetin Aarhus gjithashtu kanë gjetur se nënat më të vjetra kanë më pak gjasa që të ndëshkojnë apo qortojnë fëmijët e tyre dhe se këta të fundit janë më social.

Studimi zbuloi se nënat në moshë të madhe shqetësohen më pak në lidhje me shtatzëninë. Ato gjithashtu kanë ndjenja më pozitive për t’u bërë prindër dhe kanë një qëndrim më pozitiv ndaj fëmijëve të tyre.

“Ne e dimë se njerëzit bëhen më mendërisht fleksibël me moshën, janë më tolerant se njerëzit e tjerë dhe drejtojnë emocionalisht më mirë veten e tyre”, tha Dion Sommer, profesor në Universitetin Aarhus.

“Kjo është arsyeja pse pjekuria psikologjike mund të shpjegojë pse nënat më të mëdha në moshë disiplinojnë fëmijët e tyre më mirë”. Nënat më të vjetra janë shpesh në marrëdhënie më të qëndrueshme, janë më të arsimuara dhe kanë qasje më të mirë se nënat më të reja./b.l/noa.al/