Transmetuar më 28-03-2017, 08:56

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa procedohet në gjendje të lirë një vajzë 19 vjeç, pasi dyshohet se kryenin vjedhje të lokaleve në kryeqytet. Në kuadër të operacionit "Blow", kanë përfunduar në pranga janë vënë Ilir Rrasa, 40 vjeç, i dënuar më parë, Elirjan Rrasa, 23 vjeç, Agim Hajdari, 45 vjeç, i dënuar më parë, të tre banues në Tiranë.

Në lokalin e këtij të fundit të marrë me qera në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42″, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.

Procedohet në gjendje të lirë 19 vjeçarja M. Rr., banuese në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, fshehja dhe mbulimi i tyre”.

Grabitjet:

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshoheshin se kryenin vjedhje të lokaleve në qytetin e Tiranës. Në bazë të hetimeve proçeduriale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.

2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorrin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.

3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.

Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pistoletë Blow Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35. Një televizor i markës Samsung 42″.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “Përvetësimit të sendeve të vjedhura”./b.l/noa.al/