Transmetuar më 28-03-2017, 08:44

Tre persona janë arrestuar në flagrancë pasi kanë kundërshtuar me forcë dhe dhunë punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme.

Në pranga janë vënë: Alban Sufka, 40 vjeç, Romeo Plaka, 35 vjeç dhe Olsion Plaka, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “1 Maj” Fier në vendin e quajtur "Kthesa e Plykut" kanë kundërshtuar me forcë dhe dhunë punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"./b.l/noa.al/